Në kuadër të kualifikimeve për Botëror, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga ajo e Maqedonisë.
Skuadra kosovare ka qenë mysafire në Maqedoni, ku edhe ka humbur me rezultat 74-87, njofton Klan Kosova.
Në përfaqësuesen kosovare më i miri në këtë ndeshje ka qenë basketbollisti Fisnik Rugova pasi që ka arritur të shënoj 17 pikë ndaj asaj maqedonase.
Ndërsa tek ekipi maqedonas, basketbollisti Jordan Theodore, ka shënuar gjithsej 24 pikë gjatë kësaj ndeshje.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.