Lajmet e fundit

Në prill Maqedoninë e kanë vizituar 52 mijë e 298 turistë, që është rritje për 17.6 për qind në krahasim me këtë muaj vitin e kaluar, shifra këto të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë.
Qëndrimet e gjata këtë muaj janë rritur për 10.3 përqind dhe janë 103 mijë e 727 persona.
Rritje ka te numri i turistëve të huaj për 30.9 përqind, ndërsa zvogëlim shënohet te numri i turistëve të huaj për 5.2 përqind, transmeton zhurnal.
Edhe buajtjet e turistëve të huaj janë rritur për 22.2 përqind, ndërsa të turistëve nga vendi janë zvogëluar për 5.1 përqind.
Në periudhën janar - prill për 8.7 për qind është rritur numri i turistëve dhe për 2.8 përqind numri i bujatjeve.
Rritje ka te numri i turistëve të huaj, ndërsa zvogëlim te turistët e vendit. / klankosova.tv