Lajmet e fundit

Maqedonia sot voton për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin nuk u zgjodh i pari i shtetit nga qytetarët që nuk ishin të interesuar për të votuar.
41.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim:
1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.
3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.
Votimet fillojnë nga ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në 3.480 vendvotime në vend dhe në 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.
Zgjedhjet do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.
Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00. Ndërsa, gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale edhe në Ohër dhe komunën e Novo Sellës.