Lajmet e fundit

Në rrjetet sociale janë bërë njoftime se gjatë ditës së sotme do të protestohet edhe në Sveti Nikollë, Shtip, Ohër, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Shkup.
Organizatorët bëjnë të ditur se do të protestohet kundër brutalitetit policor, duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Martin Neshkovski dhe kërkojnë një hetim të ri për aksidentin tragjik që vrau gazetarin Nikola Mlladenovin, transmeton TetovaSot.
“Pas ngjarjeve të së dielës, publiki mi regjistrimeve ku konfirmohet fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nga ana e qeverisë, dhe protestës në Shkup, edhe Ohri do të bashkohet protestës kundër brutalitetit policor! Ohri me krenari qëndron në Shkup, Manastir, Prilep, Strumicë, Kumanovë dhe Kavadar, të gjithë në solidaritet për një të nesërme më të mirë! ” thuhet në njoftimin për protestë.