Lajmet e fundit

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka realizuar sot një bisedë telefonike me sekretarin gjeneral të NATOS-s, Jens Stoltenberg i cili i ka shprehur urimet dhe mbështetjen e tij për suksesin në zbatimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës.
“Sekretari gjeneral i NATO-s ka përshëndetur vendimin e guximshëm, të madh dhe në interes të shtetit, të deputetëve dhe i ka përcjellur kryeministrit Zaev se në NATO janë të gëzuar që Republika e Maqedonisë vazhdon përpara, dhe ka shtuar se në atë drejtim përcjell përgëzime edhe për bisedimet qasëse të përfunduara me sukses më 18 dhe 19 tetor në Bruksel për anëtarësim në Aleancë dhe ka porositur se NATO mbetet e fokusuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në Aleancë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, njofton AlsatM, përcjell Klan Kosova.
Në anën tjetër, Zaev gjithashtu ka falënderuar Stoltenberg për mbështetjen dhe informoi atë se procesi pritet të përfundojë në janar.