Lajmet e fundit

Para pak minutash janë vërejtur forca të shtuara të policisë para Kuvendit të Maqedonisë, ku është krijuar edhe një kordon policor para këtij institucioni.
Numër i madh i forcave policore është parë në gjithë qendrën e Maqedonisë përderisa pas pak pritet të bëhen publike edhe rezultatet referendumit.
Ndryshe sot në Maqedoni është mbajtur referendumi, ku qytetarët maqedonas votuan “pro” apo “kundër” marrëveshjes në mes të Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit.