Lajmet e fundit

Në Straçincë të Maqedonisë, pothuajse nuk ka mbetur as edhe një metër rrugë që nuk u përfshi nga përmbytjet. Fshati ka marrë pamje trishtuese.
Shumë shtëpi janë të mbushura më gurë ndërsa toka është çarë për gjysmë. Në mungesë të kushteve elementare për jetë, shumica e banorëve po strehohen nëpër fshatrat fqinje.
Banorët e këtij fshati, kanë thënë se nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga autoritetet. /Alsat.mk