Lajmet e fundit

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësuesin e UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit biseduan për prioritet e kësaj organizate ndërkombëtare në vend, për çka, Osmani shprehi falënderim të veqant për aktivitetet e vazhdueshme të cilat i zbaton UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë, qëllimi kryesor është mbështetja dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.
„Ende kemi sfida në të cilat duhet të punojmë për të arritur mesataren evropiane për kualitet të mbrojtjes së fëmijëve, për çka, është e patjetërsueshme nevoja, ekspertiza dhe përkushtimi UNICEF-it theksoi Osmani , duke shprehur falënderime të sinqerta dhe për mbështetjen dhe rolin e madh të UNICEF-it në periudhën e kaluar, veçanërisht gjatë krizës së migracionit, duke siguruar ndihmë për fëmijët-refugjatë dhe migrantë të cilët kalojnë nëpër vendin tone “, tha Osmani.
Në takim Osmani e riafirmoj qëndrimin që Maqedonisë I duhet politika për mbështetjen e familjeve të cilat e pranojnë sfidën që të kenë fëmijë të tretë.
„ Maqedonia është ende vend në zhvillim, të cilën e pret periudhë e rëndësishme për ta arritur standardin evropian, çka ,përsëri i shfuqizon familjet të formojnë bashkësi më të mëdha si pasoj e shqetësimeve të tyre për kushtet që ato mundë të ju sigurojnë. Pikërisht për atë shkak shteti duhet të sigurojë mbështetje përkatëse për familje me më shumë fëmijë“ – shtoi Osmani, duke drejtuar edhe nevojën për debat më të thellë për shtesën për fëmijën e tretë.
Në fund Osmani e konfirmoj angazhimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pikërisht në bazë të pranimit dhe zbatimit të vlerave Evropiane, siç është mbrojta dhe progresi I të drejtave të fëmijëve dhe shpreson se UNICEF-I do të vazhdojë me mbështetjen e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me këtë fushë, njofton Klan Kosova.