Lajmet e fundit

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Gjatë seancës së djeshme deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundër replika, të cilat i shfrytëzuan, midis të tjerash dërguan mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës.
Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re që të mund të zbatohen reformat, shkruan Alsat M.
Për pikën e parë për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.
Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.
Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.