Lajmet e fundit

Zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë ngjallën reagime edhe në rrjetet sociale ku gjatë ditës u apelua për protesta masive kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit.
Por pavarësisht paralajmërimeve se do të mbaheshin më herët, protestat filluan në kohën e zakonshme respektivisht në orën 17 ndërsa nuk është vërejtur as numër i shtuar protestuesish, shkruan Alsat M.
Pjesëtarët e nismës për Maqedoni të përbashkët përsëritën qëndrimet se janë kundër platformës shqiptare dhe dygjuhësisë. Protesta u zhvillua e qetë.