Lajmet e fundit

Partitë e përbërjes së re qeveritare në Maqedoni sot i fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore.
Jozyrtarisht, sot mund të mbahet edhe takim, ndërsa temë bisede mund të jenë emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë.
Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve.
Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, edh atë në Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje.
Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të varet nga numri i zëvendësministrave, shkruan Alsat M.
Nëse shqiptarët marrin pesë zëvendësministra, tre do të ishin të BDI-së ndërsa dy të Aleancës e nëse numri i tyre është katër, atëherë ndarja do të jetë 3-1.