Lajmet e fundit

Një vajzë njëzet e katërvjeçare me pengesa mesatare mentale nga komuna e Plasnicës në Maqedoni, të martën ka deklaruar në stacionin policor në Kërçovë, se babi i saj 55-vjeçar disa herë e ka abuzuar seksualisht.
I dyshuari është arrestuar dhe kundër tij pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, do të shtrohet padi përkatëse penale, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni, shkruan Zhurnal.
Sipas denoncimit, babi e ka dhunuar vajzën në shtëpinë e tyre në dy muajt e fundit, ndërsa për herë të fundit pardje rreth orës 06:40.
Pas ekspertizës së ekipeve në zyrën e jashtme për padi penale Kërçovë për rastin është njoftuar Qendra e Kërçovës për punë sociale, është bërë bisedë me vajzën dhe është dërguar në kontroll gjinekologjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë.