Lajmet e fundit

Sipas informacioneve, vendimi ligjor për prokurorin special që sot do të gjendet në Parlament, edhe pse deri më tani në ueb faqen e Parlamentit nuk është paralajmëruar seancë plenare
Katica Janeva, prokurorja nga Gjevgjelia do të jetë prokurorja speciale publike, obligim që del nga Marrëveshja e Përzhinës për tejkalimin e krizës politike. Siç bëhet e ditur, marrëveshja është arritur sot në orët e hershme të mëngjesit ndërmjet grupeve të punës të partive politike në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacionin e konfirmoi edhe nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë dhe anëtar i grupit të punës të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili në profilin e tij në Twiter shkroi: “Është arritur marrëveshje: Kemi prokuror”.
Në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, afati për zgjedhjen e prokurorit special publik i cili do ti hetojë rastet “Puç” dhe “Përgjimi” skadon sot.
Sipas informacioneve, vendimi ligjor për prokurorin special që sot do të gjendet në Parlament, edhe pse deri më tani në ueb faqen e Parlamentit nuk është paralajmëruar seancë plenare.
Për zgjedhjen e prokurorit special do të respektohet edhe një obligim nga Marrëveshja për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Paraprakisht në pajtim me marrëveshjen, opozita e udhëhequr nga LSDM-ja më 1 shtator u kthye në Parlament.
Me marrëveshjen e Përzhinës është parashikuar edhe inaugurimi i qeverisë së re më 15 janar të vitit 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 24 prill të vitit 2016.
Në krye të qeverisë së re do të nominohet kryeministër i ri nga ana e VMRO-DPMNE-së. Programi i qeverisë është i kufizuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Është parashikuar që më 20 tetor të emërohen ministrat e rinj për punë të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale me propozim të LSDM-së. Në ato ministri njëkohësisht do të emërohen edhe zëvendës ministra të rinj shtesë me propozim të VMRO-DPMNE-së./Ora