Lajmet e fundit

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi.
Aty ai bashkë me stafin e tij, takuan ambasadorin Agon Vrenezi, i cili e njoftoi për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin partner-Turqinë, si aleat i rëndësishëm i Kosovës në shumë fusha.
“Ministri Maqedonci falënderoi ambasadorin Vrenezi për angazhimin e tij diplomatik, në shërbim të interesave shtetërore”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Klankosova.tv.