Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Implementimi i platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turisitike dhe shenjëzimi i shtigjeve të rrugëve malore“.
Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët, transmeton Klan Kosova.