Lajmet e fundit

Një i ri shqiptar i moshës 20-vjeçare teksa ngiste një automjet Fiat Punto, u përpoq të ikte me shpejtësi për t’ju shmangur kontrollit të policisë, por manovrat e tij janë vënë re nga efektivët policorë të cilët e kanë ndaluar për ta kontrolluar në Torino.
Në bordin e makinës ishin edhe dy shqiptarë të tjerë të moshës 22-vjecare, ndërsa nga kontrolli i makinës policia gjeti 4 doza kokainë.
Në shtëpinë e shoferit shqiptar gjithashtu u gjet kokainë e paketuar në doza të vogla si dhe një pershore.
20-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar për posedim me qëllim shitjen të drogës, ndërsa dy shqiptarët e tjerë u akuzuan për të njëjtën vepër penale, përveç kësaj, njëri prej tyre është denoncuar sepse nuk i ishte bindurn urdhrit të më parshëm për t’u larguar nga territori italian, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.