Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani, ka folur në lidhje me lirimin me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i akuzuar për përfshirje në disa krime.
Deklarata u bë mbrëmë gjatë intervistës në emisionit “Tonight Ilva Tare”, në “Ora News”, ku Manjani iu përgjigj arsyes së lirimit. Interes që erdhi në rritje, edhe pas “shpërthimit” të ambasadorit amerikan, Donald Lu, që i quajti gjykatat të korruptuara, pas lirimin të Lul Berishës.
“Nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, kjo është ligjore. Kjo niset nga sensibilitetet e publikut. Kush hyn në burg, edhe duhet të dalë nga burgu një ditë. Nuk jam unë përgjegjësi, ose nuk kam kompleks që të trajtoj raste të veçanta. Nuk është falur, është ende i dënuar por me kusht”¬ tha Manjani.
Sipas tij, “a e ka merituar apo jo, a është me korrupsion apo jo, kjo është çështje konkrete. Gjykatat kanë këtë mision, e bëjnë mirë apo keq..?! Kush ka ankesë për gjykatën unë jam gati ta bëj një inspektim. Unë nga media e kam marrë vesh që është liruar Lulzim Berisha”.