Lajmet e fundit

Ne jemi mësuar të shohim një lloj pothuajse të njejtë të modeleve që sfilojnë nëpër pasarela.
Ndoshta kjo është arsyeja se kur në pasarela shfaqet dikush më ndryshe, duket e çuditshme.
Një nga këta shembuj është edhe modelja kanadeze, Winnie Harlow e cila ishte ngacmuar vazhdimisht në shkollë për shenjat në fytyrë. Pasi ajo kishte lënë shkollën, ajo ishte zbuluar nga modelja e njohur Tyra Banks përmes llogarisë së saj në Instagram.
Kështu Harlow nisi gradualisht karrierën e saj dhe u bë pjesë e shumë pasarelave ashtu si edhe fytyrë e revistave më të njohura.
Fatin pothuajse të njejtë e kishte pasur edhe modelja Melanie Gaydos e cila vuan nga një sëmundje e rrallë që bën që eshtrat, dhëmbët, thonjtë e saj të rriten në mënyrë jo normale, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë shiheni një video me 10 modelet më të pazakonshme në industrinë e modës: