Pas vetëm një sezoni tek Bayern Munchen, Sadio Mane, vendosi të ndryshojë ambient.
Madje, Mane e ka ndërruar komplet edhe kontinentin ku do ta vazhdojë karrierën.
Ai nga edicioni i ardhshëm do të jetë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos, te skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Senegalezi, ishte larguar nga Liverpooli për t'u transferuar tek rekordmenët gjermanë.
Por, 31-vjeçari, iu përball me probleme edhe jashtë fushës, nuk ia doli të linte gjurmë te Bayerni, megjithëse fitoi titullin e kampionit në Gjermani me këtë skuadër.
“Bavarezët” kanë përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij te Al-Nassr.
Sadio Mane ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite.
“Bavarezët” kanë përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij te Al-Nassr.
Sadio Mane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.