Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa janë duke mbajtur një takim të përbashkët në Presidencë.
Klan Kosova merr vesh se gjatë këtij takimi pritet të vendoset për caktimin e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër lidhur me qëndrimin e misionit të EULEX-it në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, as në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme nuk vendosi për caktimin e një seance parlamentare në të cilën do të votohej për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit.
EULEX e përfundon mandatin më 15 qershor, ndërkaq Qeveria e Kosovës javën e kaluar vendosi që këtij misioni t`ia zgjasë qëndrimin në vendin tonë deri në vitin 2018, njofton Klan Kosova.