Lajmet e fundit
Shefi i skuadrës neroazuare ka thënë se do të shtrëngojë duart me homologun e tij, kur dy skuadrat të përballen.

Roberto Mancini ka thënë se nuk ka tension mes tij dhe homologut të tij tek Napoli, Maurizio Sarri.
Dyshja pati një mosmarrëveshje të madhe në Coppa Italia këtë edicion, me Mancinin që e quajti Sarrin racist dhe homofob.
Sarri më vonë ka kërkuar falje dhe përballja e të shtunës do të jetë e para që nga ky rast.
“Do të shtrëngoj duart me të, pasi incidenti i takon së shkuarës”.