Lajmet e fundit

Ndeshja çerekfinale mes Italisë dhe Belgjikës do t'i bëjë përballë dy rivalët e përhershëm, Roberto Mancinin dhe Roberto Martinez.
Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga viti 2013, kur "Wigan Athletic" i Martinez luajti me "Manchester Cityn" e Mancinit, në finalen e Kupës FA.
Finalja e Kupës FA, ka hyrë në histori si një nga më dramatiket, me golin e minutës së 91-të nga Ben Watson që i siguroi fitore ekipit të Wigan, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Përkundër Cityt, Wigan po luftonte për mbijetesë, por ata ishin në gjendje të bënin një paraqitje të shkëlqyeshme në Wembley, dhe të dilnin fitues të merituar, duke fituar trofeun e tyre të parë të madh.
Loja ishte një triumf i madh për Martinez dhe një histori përrallore për golashënuesin Watson, i cili kishte qenë jashtë lojës për pjesën më të madhe të sezonit, pasi theu këmbën në nëntor.
Finalja ishte ndeshja e fundit e Mancinit në krye të Cityt, pasi menaxherin u shkarkua vetëm dy ditë pas humbjes, dhe saktësisht një vit nga dita që ai e drejtoi klubin në titullin e tyre të parë në Premier Ligë.
Një fitore e Mancinit ndaj Martinez do të siguronte hakmarrjen e vonuar për atë poshtërim në Wembley.