Oferta për të nënshkruar kontratë me sulmuesin 33 vjeçar të Bolonjës i ka lënë tifozët e Manchester United të ndjehen sikur janë duke u mashtruar nga skuadra e tyre.
Richard Arnold është përmbytur me letra kundërshtuese nga tifozët e "Djajve të Kuq" për shkak të lëvizjes shokuese të klubit për Marko Arnautoviq, transmeton Klan Kosova.
Koha është gjithçka – por është e vështirë të imagjinohet se kur do të kishte qenë momenti më i përshtatshëm që lajmet për interesimin për ish-sulmuesin 33-vjeçar të Stoke dhe West Ham të shpërndaheshin.
Sipas Goal, Lëvizja për Arnautoviq është provë se planet A, B dhe madje edhe C janë jashtë mundësisë pasi dëshpërimi ka kapluar klubin anglez që vazhdon të bëjë të njëjtat gabime.
Një verë që nisi me Darvin Nunezin si objektiv kryesor, po përfundon me një njeri i cili ndodhet në fund të karrierës së tij dhe për të cilin edhe United e pranon se nuk pritet të jetë një qendërsulmues fillestar.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.