Lajmet e fundit

Manchester United ka arritur që me rezultatin 3:1 ta mposhtë Liverpoolin në derbin e javës në Preimer League.
Golat e fitues për Djajtë e Kuq i kanë realizuar, Blind dhe Herrera dhe debutuesi Martial.
Pjesa e dytë e këtij takimi ka filluar më ashër se sa ajo e para. Ka qenë Manchester United që menjëherë ka filluar me sulmet e para të cilat edhe sollën rezultat.
Në minutën e ’48-të ka qenë Daley Blind që ka shënuar për rezultatin 1:0.
Edhe pas shënimit të golit futbollistët e Van Gaal nuk janë ndalur së kërkuari golin e dytë, ndërsa edhe futbollistët e Liverpool mundoheshin që të kundërpërgjigjeshin.
Ka qenë Skrtel që ka rrezikuar me kokë në minutën e ’64-të, por nga vija e portës ka qenë golashënuesi, Blind që ka larguar topin nga vija e portës.
Në minutën e ’70-të ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën e United, ka qenë Herrera ai që nga pika e bardhë ka shënuar golin e qetësisë.
Kurse në minutën e ’86-të Martial me një aksion të tij shumë të bukur ka arritur që të shënojë golin e tij të parë në Preimer League.
Me këtë fitore Manchester United ngritet në pozitën e dytë, transmeton Klan Kosova.