Lajmet e fundit

Manchesteri tashmë e ka tejkaluar Liverpoolin si klubi më i trofeshëm në Angli pasi që e kanë fituar trofeun e tyre të 42-të.
Djajtë e kuq mposhtën Southampton-in në finalen e kupës së ligës meqë rast e kaluan Liverpool-in sa i përket titujve madhorë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Liverpool nën menaxhimin e Jurgen Klopp kishte arritur në dy finale kupash vitin e kaluar duke i humbur që të dyjat. Këtë e shfrytëzoi United duke e fituar finalen e së dielës që i bëri ata klubin më të madh anglez.
Vlen të përmendet që Jose Mourinho u bë trajneri i parë që fitoi titull madhor në vitin e parë si trajner i Manchester United. Ai poashtu e barazoi edhe Sir Alex Fergusonin me katër tituj të kupës së ligës.
Ata kanë të fituar edhe 20 tituj të Premier League, 12 Fa Cups, tre trofe evropian dhe dy FIFA World Cups, që në total bëjnë 42, me një shumë se rivali Liverpool.