Lajmet e fundit

Duel titanësh!
Kështu përshkruhet ndeshja e sotme në Ligën e Kampionëve, ku në stadiumin "Etihad" përballen Manchester City dhe Real Madridi.
Këto dy skuadra, viteve të fundit janë ballafaquar disa herë mes vete, njofton Klankosova.tv.
Në çerekfinalen e edicionit të kaluar, të dyja takimet nga 90 minuta mes tyre, u mbyllën pa fitues.
Shfaqja e Madridit dha rezultatin 3-3, kurse në Angli u mbyll 1-1, derisa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk e prodhuan gjysmëfinalistin.
Gjatë ekzekutimit të penalltive, më të saktë u treguan "Merengezët", raporton Klankosova.tv.
Në total, këto dy ekipe janë takuar 14 herë, duke arritur nga pesë fitore secila, e katër herë të tjera s'pati triumfator.
Manchester City - Real Madrid transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00