Lajmet e fundit

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj mesa duket do të qëndrojë në Serinë A.
Pak orë pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintraht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes përManajn, një tjetër klub nga SeriaA kërkon kartonin e tij, transmeton Panorama.
Sipas kësaj të përditshme ne rubrikën e merkatos se drejtuesit e Peskarës kanënisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit. Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritet të mbyllet gjatë darkës.
Peskara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë.
Një ditë më parë Peskara kërkoi edhe futbollistin e Kombëtares shqiptare Arlind Ajetin, duke i ofruar një shumë prej 350 mijë eurosh në vit, përfshirë edhe bonuset në të ardhmen, por mbrojtësi e refuozi këtë ofertë.