Manchester United ka marrë tashmë vendimin për stolin e ekipit për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e Michael Carrick dhe po mendojnë seriozisht ta konfirmojnë atë si trajner afatgjatë.
Që nga marrja e drejtimit të ekipit, Carrick ka sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive, përfshirë fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Performanca e skuadrës dhe reagimi pozitiv i lojtarëve kanë rritur besimin e bordit drejt vazhdimësisë.
Në Old Trafford mbizotëron ideja se zgjidhja është brenda klubit dhe se nuk ka nevojë për eksperimente të reja në bankë./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.