Manchester City po përgatit një ofertë prej rreth 74 milionë eurosh për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Premier League.
Lojtari ka bindur Pep Guardiolën me paraqitjet e tij dhe shihet si përforcim kyç për të ardhmen e skuadrës, raporton Klankosova.tv.
Interesimi i klubeve si Chelsea dhe Liverpool ka shtyrë Cityn të përshpejtojë negociatat, ndërsa dëshira e Semenyos për të luajtur nën drejtimin e Guardiolës mund të jetë vendimtare për finalizimin e marrëveshjes. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.