Lajmet e fundit

Në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i parë ndërkombëtar "Dita e Mamive" që është projekt i organizatës për Arsim, Shkencë dhe shëndetësi, Kiscoms, njofton Klan Kosova
Në këtë simpozium po marrin pjesë profesionistë të lëmive të ndryshme të mamisë të cilët po prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.
Ky aktivitet po organizohet për nder të Ditës ndërkombëtare të mamive dhe sipas organizatorëve tash e tutje , ky projekt do të jetë tradicional duke ju dhënë vendin dhe respektin e merituar ekspertëve të fushës së mamisë, njofton Klan Kosova.