Lajmet e fundit

Kryekuvendari, Kadri Veseli priti sot në takim presidenten e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.
Në takim u fol për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Maltës dhe ishte konstatim i përbashkët se këto marrëdhënie janë duke shënuar thellim të vazhdueshëm.
Udhëheqësja e Maltës theksoi se vet vizita e saj në Kosovë është dëshmi e këtij thellimi marrëdhëniesh që në kuptimin e plotë të fjalës janë marrëdhënie miqësore me dy popujve evropian.
Veseli nga ana e tij shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Maltës për kontributin e dhënë gjatë fazës së shtetndërtimit të Kosovës, dhe për përkrahjen që aktualisht është duke e dhënë në kuadër të mundësive që ka Malta brenda Bashkimit Evropian.
Mes tjerash mysafirja theksoi se shteti i saj ka gjithë vullnetin për t’i ndihmuar Kosovës, pikëspari në procesin e afërt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe pastaj edhe në fushën e ndërtimit të kapaciteteve institucionale të nevojshme për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Dy fusha tjera të bashkëpunimit të cilat u diskutuan në takim ishin fusha e arsimit dhe ajo e diplomacisë parlamentare, transmeton Klan Kosova.
Veseli theksoi se në platformën e tij të drejtimit të Kuvendit diplomacia parlamentare ka një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë kuadër u diskutua për krijimin e grupeve të miqësisë në mes dy parlamenteve përkatëse dhe krijimin e një platforme të këmbimit të vazhdueshëm ndërparlamentar të përvojave legjislative.