Lajmet e fundit
Naim Maloku: Mendoj se këtë çështje duhet Komisioni me e dërguar në debat në Kuvend, me rekomandimin që Kuvendi me kërkua interpelancë të Kryeministrit dhe Ministrit dhe Kuvendi të kërkon sqarime nga Presidentja se sa ka qenë ajo në dijeni.

Naim Maloku, eksperti i çështjeve të sigurisë, konsideron se për çështjen e Kumanovës duhet të debatohet në Kuvend, dhe të kërkohet interpelancë nga kryeministri Mustafa, ministri Hyseni dhe të kërkohen sqarime nga presidentja Atifete Jahjaga.
“Mendoj se këtë çështje duhet Komisioni me e dërguar në debat në Kuvend, me rekomandimin që Kuvendi me kërkua interpelancë të Kryeministrit dhe Ministrit dhe Kuvendi të kërkon sqarime nga Presidentja se sa ka qenë ajo në dijeni”, transmeton Bota Sot.
“Ky rast mundë të shfrytëzohet nga të gjithë ata që e kanë kundërshtua dhe e kundërshtojnë akoma pavarësinë e Kosovës si një argument që Kosova destabilizon rajonin”, tha Naim Maloku.