Lajmet e fundit

Të dielën e kaluar vdiq udhëheqësi i Lëvizjes “Hizmet”, Fetullah Gylen, i cili për dekada jetoi në ekzil, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet turke për përfshirje në tentativën për grusht-shtet në vitin 2016, akuzë të cilën ai sa ishte gjallë e pati mohuar fuqishëm.
Në lidhje me “gylenizmin” në DPT te Fidani, ka folur profesori i degës së Sociologjisë, Fadil Maloku, i cili shpesh identifikohet edhe si gylenist.
Maloku tha se oferta që e ka bërë, siç e quajti ai, arkitekti i Lëvizjes “Hizmet”, Fetullah Gylen, është një ofertë humane dhe ofertë e paqes.
“Oferta, kërkesa dhe e gjithë puna e këtij njeriu lidhet me insistimin që të ruhet dhe të konservohet një paqe globale mes religjioneve, racave, gjinive, etnie. Kjo është ajo që në një mënyrë, nëse nisemi prej këndvështrimi, mund të identifikohem si gylenist”.
“Interesimet e mija që i kam bërë rreth hulumtimit të punës dhe aktivitetit të këtij njeriu dhe kësaj lëvizje, por jo vetëm të mijat, por edhe të shumë ekspertëve amerikanë e lindorë, ideja dhe koncepti është që ofertat që i bën ky, është ofertë e paqes dhe jo e dhunës”, tha Maloku, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Maloku tha se “Gyleni” është lëvizje civile, më shumë laike, e cila tha se e ka konceptin e paqes globale, mirëkuptimit, tolerancës e harmonisë midis religjioneve, kombeve e shteteve.
“Përgjigja direkte është një lëvizje civile. Është më shumë lëvizje laike. Fakti dhe akti që e kap këtë konceptin e paqes globale dhe mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë midis religjioneve, kombeve, shteteve, është një lloj antipodi i teorisë që në të ardhmen, me rënien e komunizmit, konfliktet e ardhshme do të jenë konflikte qytetëruese”.