Mallorca ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Alavesit në La Liga me rezultat 1:0 në stadiumin “Son Moix”.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti 68 minuta në këtë fitore, ndonëse pati paraqitje goxha të dobët, duke u vlerësuar me notën më të ulët në skuadër nga faqja "Flashscore".
Goli i fitores erdhi në minutën e 37-të nga Asano.
Falë kësaj fitoreje, skuadra nga ishulli ka grumbulluar 5 pikë nga 7 ndeshje dhe zë vendin e 17 në tabelë. Alaves gjendet në vendin e 10 me 8 pikë nga 7 ndeshje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.