Lajmet e fundit

Një 32-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e fshatit Drizar të Mallakastrës në Shqipëri si dhe i ka dëmtuar automjetin është arrestuar në flagrancë nga policia.
Në pranga ka rënë Florent Çaushaj, i cili ka goditur me grushte shtetasin 33-vjeçarin E.S. si edhe i ka dëmtuar me sende të forta makinën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës", raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.