9 mijë euro para të gatshme dhe 10 mijë euro stoli të arit, dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Astrazub të Malishevës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, me datë 7 shkurt.
Kështu të paktën në polici ka deklaruar pronari i shtëpisë, ku ka ndodhur vjedhja.
Ai tha se persona të panjohur kishin depërtuar nga një dritare.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.