Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar një person në fshatin Mleqan të Malishevës pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.