Lajmet e fundit

Banorët e Malishevës tash e tre javë nuk kanë ujë të pijshëm, e për këtë ata po detyrohen të improvizojnë mënyra të ndryshme për të dërguar ujin deri në shtëpitë e tyre.
Edhe pse Malisheva ka ujë të mjaftueshëm, gypat nuk po arrijnë të dërgojnë ujin nëpër pikat e larta.
Lidhur me këtë çështje nga ujësjellësi i thanë Klanit, se problemet teknike i kanë lënë pa ujë këta banorë, derisa rregullimi i gypave do të filloj nga e hëna.
Sipas tij edhe pse një pjesë e qytetarëve nuk e paguajnë ujin, kjo nuk është arsyeja pse ata po ballafaqohen me mungesë të ujit.
Kronikë nga Arjeta Sinani