Në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës, Ballkani u mposht në shtëpi nga Malisheva me rezultat 1:2.
Ballkani kaloi i pari në epërsi në minutën e 14-të me golin e Tolajt, por reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Opeh barazoi në minutën e 28-të, ndërsa Diatta përmbysi shifrat në 1-2 në minutën e 37-të. Pjesa e dytë nuk solli gola, transmeton Klan Kosova.
Pas 20 ndeshjeve, Ballkani mbetet në vendin e parë me 36 pikë (41:21 golaverazh), po aq sa Prishtina, ndërsa Malisheva ngjitet në kuotën e 33 pikëve në pozitën e katërt, duke e bërë edhe më interesante garën për kreun e tabelës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.