Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës, ka vazhduar me përkrahjen për bujqësinë, përkatësisht për disa nga fermerët që posedojnë serra.
Gjatë ditës së djeshme, drejtoria për bujqësi, i ka ndarë shtatë motokultivator, për shtatë pronar të serrave, me qëllim të ndihmës për rritjen e kapaciteteve kultivuese të perimeve dhe furnizimin e tregut me prodhime vendore.
“Unë uroj që këta motokultivator, ti shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme, n mënyrë që ta rritni kultivimin e perimeve në serrat tuaja. Qëllim i yni është rritja e prodhimit, përkatësisht kultivimit të perimeve, mbulimi sa më i madh i tregut me perime vendore, dhe kjo do të ndikoj jo vetëm në rritjen e kultivimit, por edhe në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
“Angazhimi dhe përkrahja jonë për bujqit e komunës sonë, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, ashtu sikur i kemi përkrahur deri më tani, në rritjen e kapaciteteve, në këtë rast në kultivimin e perimeve”, u shpreh drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku, duke premtuar vazhdimin e përkrahjes së bujqve. “Ne kemi për qëllim rritjen dhe kapaciteteve në të gjitha fushat e bujqësisë dhe do të vazhdojmë me këtë përkrahje, pasi zhvillimi i bujqësisë, është njëri prej prioriteteve kryesore në qeverisjen tonë”, tha Mazreku.