Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës, i është përgjigjur thirrjes për t`i ndihmuar zonat e përmbytura të Shqipërisë.
Nga ky qytet sot është nisur një maune me ndihma, përkatësisht me ushqim për bagëti, pasi në këtë sektor llogaritet se janë shkaktuar edhe dëmet më të mëdha.
Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, "Komuna e Malishevës, i është përgjigjur thirrjes për ta ndihmuar shtetin shqiptar, përkatësisht zonat më të dëmtuara nga përmbytjet, dhe kërkesa e adresuar në Malishevë, ka qenë për sigurimin e ushqimit për bagëti, pasi përmbytjet dhe vërshimet e ditëve të fundit, e kanë goditur më shumë këtë sektor".
Transporti i saj është siguruar nga sektori privat, transmeton Klan Kosova.