Lajmet e fundit

MalishevaPress duke iu referuar burimeve të saj brenda Kuvendit Komunal të Malishevës ku është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në të cilën është diskutuar shkresa e Ministrit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq i cili ka kërkuar anulimin e deklaratës së kësaj komune kundër ”Zajednicës”, raporton se shumica e asamblistëve e kanë rikonfirmuar kundërshtimin ndaj marrëveshjes së Asociacionit me shumicë serbe duke ia kthyer mbrapshtë kështu kërkesën ministrit Mariq i cili vjen nga Lista Serbe.
Kanë qenë asamblistët e Nismës, Vetëvendosjes dhe AAK –së ata që kanë mbështetur rikonfirmimin e deklaratës kundër Zajendicës derisa “çuditërisht” asamblistët e PDK-së dhe të LDK-së kanë lëshuar sallën në kohën kur diskutohej dhe pritej të merrej vendimi për këtë çështje. /MalishevaPress