Frika se babai mund të jetë prekur me Covid-19 e solli në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë.
E për të hequr këtë dyshim mjekët e kësaj qendre kontrolluan 93 vjeçarin Bajram Paqarizin jashtë objektit meqenëse pacienti nuk mundi të lëvizë, njofton Klan Kosova.
Rastet e tilla në qendrën mjekësore në Malishevë janë të shpeshta tash e dy javë, që kur kjo komunë u izolua.
Për këtë arsye drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Nuhi Morina po kërkon që të respektohen rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kronikë nga Rilind Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=28ixumwf1sY&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.