Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, të udhëhequr nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, u bë e ditur se po bëhen përgatitjet për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ku do të zhvillohen një varg aktivitetesh, tashmë tradicionale, por parashihet edhe një ekspozitë dhe aktivitete tjera kulturore, që lidhen me këtë ngjarje.
Lidhur me këto aktivitete, ka njoftuar drejtoresha për kulturë, Blerta Krasniqi, e cila gjithashtu ka përshëndetur edhe suksesin e atletit Albin Hoti, i cili në krosin e këtij viti në nivel vendi, për grupmoshën U16, ka zënë vendin e parë, transmeton Klan Kosova.