Lajmet e fundit

Në lidhje me dëmet dhe vërshimet e shkaktuara në Malishevë, në lidhje telefonike për Info Magazine kishte folur Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, i cili tha mbrëmë se dëmet janë të mëdha në komunën e tyre.
”Malisheva është me ujëra si asnjëherë më parë, ka sasi të madhe të ujit, të gjithë kemi qenë në gjendje gatishmërie gjatë ditës, të gjithë kanë qenë në vendin e detyrës”
“Ka pasur edhe probleme për nxënësit, ka qenë rruga e mbyllur për Rahovec e gjatë gjithë ditëve rruga ka qenë e mbyllur.”
”Dëmet materiale janë të mëdha dhe asgjë s’mund të mbulojë vet Malisheva, ka dëme në shtëpi, lokale etj”
”Gjendja ende është pothuajse në nivel të tillë, por problemi me i madh ka qenë evakuimi i nxënësve por pasoja nuk ka në njerëz e ky është lajmi më i rëndësishëm”.
”Ka familje të dëmtuara nuk ka të konfirmuar nëse ka mbetur dikush pa shtëpi apo jo”
”Ndihmë nuk kemi kërkuar, janë lajmëruar qendra e Prizrenit dhe drejtorët e emergjencave ngase ishim të përgatitur dhe besoj që do ta kalojmë pa pasoja.”