Ka mjaftuar një gol i realizuar që në fillim të ndeshjes ndaj Prishtinës, për t'i arkëtuar 3 pikë Malisheva.
Donat Vitija arriti ta dërgojë topin në rrjeten kundërshtare, kur kaloi veç një minut e 9 sekonda lojë në stadiumin "Liman Gegaj", raporton Klankosova.tv.
Anise në vazhdim nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, më nuk ndryshoi rezultati.
Kjo humbje e largon ekipin kryeqytetas nga zona e tabelës që siguron pjesmarrjen në garat evropiane, për edicionin e ardhshëm.
Malisheva me 44 pikë të grumbulluara pas triumfit të sotëm, barazohet me Ballkanin e vendit të dytë, por që këta të fundit e kanë një ndeshje për ta zhvillur nesër, në derbin e qytetit ndaj Suharekës.
"Plisat" nga ana tjetër ngelën në kuotën e 35 pikëve, duke u zhytur edhe më thellë në luftën për mbijetesë në Albi Mall Superligë, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht, ekipi që gjendet në pozitën e nëntë, e cila e largon nga elita futbollistike, është Llapi me 30 pikë, teksa Dukagjini e Suhareka kanë nga 32 sosh.
Kurse njejtë me Prishtinën, janë Ferizaj dhe Gjilani.
[caption id="attachment_2543043" align="alignnone" width="2000"]

Elita futbollistike e Kosovës transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe KlanKosova[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=TUReqC5omCI
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.