Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit, po ankohen pasi ka javë që ata po plaçkiten nga hajnat.
Një banor i këtij fshati ka shprehur indinjatë për rastet që po ndodhin, duke thënë se për pak javë hajnat kanë hyrë në rreth 30 shtëpi, njofton Klankosova.tv.
Riad Rashiti tregoi në një postim në Facebook se hajnat po shqetësojnë banorët, dhe kanë tentuar të thyejnë shtëpitë e lokalet, ndërsa banorët detyrohen të ruajnë shtëpitë e tyre gjatë natës, duke u endur rrugëve dhe fushave të fshatit.
Tutje, Rashiti ka kritikuar policinë dhe gjykatat për mosefikasitet dhe moskumtim të duhur të dënimit për hajnat.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili deklaroi se problemi nuk është aq dramatik sa po paraqitet.
"Nuk ka pasur shumë vjedhje, kanë qenë vetëm 7 raste në muajin e fundit. Vjedhjet ndodhin gjithkund. Ka pasur tentim të vjedhjeve, por që nuk kanë arritur qëllimin".
"Një vjedhje ka ndodhur edhe në xhaminë e fshatit, ndërsa në një shtëpi hajnat kanë thyer derën e hyrjes. Megjithatë policia po punon shumë për të evidentuar hajnat dhe parandaluar rastet e tjera", tha ai. /klankosova.tv/