Malika Haqq ka folur për ankthin.
Mikja më e mirë e Khloe Kardashian, zbuloi se kishte probleme me shëndetin mendor, transmeton Klan Kosova.
“Kushdo që me të vërtetë ka ankth e di se është problem”, tha ajo.
“Shumica fillon në kokën tonë dhe në mënyrën se si ne i mendojmë gjërat”.
Haqq tha se orari i saj i ngjeshur ndikon shumë në shëndetin e saj mendor, megjithëse është mirënjohëse për çdo mundësi që i është dhënë.
“Kam pasur një terapist që kur isha fëmijë. Mendoj që të kujdesesh për veten, mendjen, trupin dhe shpirtin është një punë e madhe”, tha ajo.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.