Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, i ka dërguar një notë proteste Prishtinës zyrtare, për vendosjen e flamujve të Shqipërisë dhe mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirësevini” , të vendosura në territorin e Malit të Zi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin për qëllim për të treguar se ku është kufiri i drejtë.
Flamuri dhe mbishkrimet që janë vendosur në territorin e Malit të zi, janë hequr nga autoritetet malazeze.
Ndërsa, Podgorica me një notë proteste e ka paralajmëruar Prishtinën për t’i parandaluar aktivitetet e ardhshme të ngjashme, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.