Mali i Zi ka marrë 100 mijë euro hua nga Deutsche Bank për të financuar obligimet buxhetore në vitin aktual.
Këto fonde janë në dispozicion për Podgoricën që nga kjo e martë, ka njoftuar Ministria e Financave, përcjell KlanKosova.tv.
Nga qeveria kanë njoftuar se kjo pagesë “është ndihmë shtesë për përballjen e shtetit me riskun global”.
“Kontrata me bankën është bërë për një periudhë trevjeçare, me mundësi vazhdimi për 12 muaj, dhe me normë interesi prej 5.9 përqind”, ka njoftuar ministria.
“Kësti i parë i interesit paguhet gjashtë muaj pas tërheqjes së fondeve të kredisë, ndërsa shlyerja e principalit do të fillojë dymbëdhjetë muaj pas tërheqjes së këtyre fondeve dhe do të kryhet duke paguar pesë këste të barabarta të principalit”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.